Një artikull i platformës “Film Industry Watch” ka nxjerrë disa të dhëna shqetësuese.
Aty pretendohet se është një grup i caktuar i njerëzve, që mbështeten nga qeveria e Kosovës, të cilët i bëjnë krejt lëvizjet në Dokufest e DokuLab nga Qendra Kinematografike e Kosovës, raporton Klan Kosova.
Sipas këtij hulumtimi të publikuar, veprimet e këtij lloji të ndërmarra për Leart Ramën, Samir Karahodën, Valmira Hysenin, Ilir Hasanajn, Dea Gjinovcin, Edon Rizvanollin dhe Enis Saraqin, kufizojnë diversitetin e zërave artistikë dhe qasjen e barabartë në financim.
Si vijon, aty kërkohet që të ketë transparencë më të madhe në të dhënat që ndahen publikisht rreth aplikuesve por edhe procesin se si shkohet deri aty.
Detajet i gjeni në kronikën më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=PU-Ig5fqMe8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.