Një burrë nga Karolina e Veriut në ShBA, i cili kishte shkuar në një zyrë lotarie për të marrë çmimin prej 50 mijë dollarësh, fitoi një tjetër çmim prej 100 mijë dollarësh kur mori një biletë lotarie si dhuratë për ditëlindje nga vajza e tij.
Dennis Parks tregoi për zyrtarët e lotarisë se kishte shkuar për të kërkuar çmimin, kur vajza e tij i bleu një biletë Keno si dhuratë për ditëlindjen e tij të 81-të.
"Bileta e Keno ishte fituese e100 mijë dollarëve. Thjesht ishte dita ime, mendoj", tha Parks.
Burri fatlum tha se paratë e fituara do t’i përdorë për të paguar disa detyrime dhe për të bërë një udhëtim familjar në Ohio.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.