Peshkaqenët që jetojnë në afërsi të Grinlandës, vlerësohet të jenë peshqit më jetëgjatë që jetojnë në tokë, thonë shkencëtarët.
Studiuesit kanë përdorur radiokarbonin për të determinuar moshën e 28 peshkaqenëve të tillë, dhe kanë vlerësuar se një femër ishte rreth 400 vjet e vjetër, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ekipi i shkencëtarëve ka zbuluar se këta peshkaqenë rriten për 1 centimetër në vit, dhe e arrijnë maturitetin seksual rreth moshës 150 vjeçare.
Lideri i ekipit Julius Nielsen, një biologjist i Universitetit të Kopenhagës, ka thënë: “Ne i kishim pritshmëritë tona se kishim të bënim me një kafshë të pazakontë, por mendoj e të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë studim, janë të surprizuar nga vjetërsia e tyre”.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.