13.08.2015 · përditësuar para 3982 dite1 min lexim
Shkalla e zjarrtë që të dërgon drejt e në qiell është projektuar dhe ndërtuar nga artisti kinez Cai Guo-Qiang.
Kjo shkallë ka arritur 500 metra lartësi dhe u mbajt lart nga një tullumbace gjigante mbushur me helium.
Tullumbacja përmban 6200 metra kub helium dhe ka mbajtur shkallët për të lundruar sipër Huiyu Island Harbour në Quanzhou të Kinës.
Shkallët kanë pasur zjarr për dy minuta e gjysmë.
Guo-Qiang është shprehur se ka realizuar ëndrrën që ka imagjinuar si një fëmijë 21 vjet më parë.
"Pas këtyre shkallëve qëndron një ëndërr e fëmijërisë sime dhe pavarësisht të gjitha sfidave të jetës sime unë kam qenë gjithmonë i vendosur që ta realizojë këtë”
“Kam pasur ide dhe propozime të ndryshme që ishin shumë më abstrakte por këto shkallë prekin thellë zemrën time: shkallët mbartin dashuri për vendlindjen time, të afërmit dhe miqtë e mi” tha Guo- Qiang, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij këto shkallë që janë ndezur natën dhe në agim të diellit në mëngjes mbartin shpresën dhe për të kjo do të thotë një fillim i ri.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.