Lajmet e fundit

Pamjet e publikuara më poshtë janë pikërisht për tifozët e yllit të futbollit, Zlatan Ibrahimovic.
Është stafi i Sky Sports, i cili ka drejtuar një sektor informativ, këtë javë, para se të fillonte derbi i Manchester, njofton Klan Kosova.
Në rrugët e qytetit të Manchester, janë parë njerëz të cilët kanë mbetur të befasuar kur para tyre del ‘’futbollisti’’ në fjalë.
Kjo për shkak se Sky Sports, ka punësuar një njeri i cili ngjanë shumë me Zlatan Ibrahimovic, gjersa bredh rrugëve të Manchester-it, njofton Klan Kosova. Ai mbante të veshur fanelë identike të ngjashme sikurse të Ibrahimovic-it të vërtetë.
Duke qenë tërësisht të befasuar, një numër i madh i kalimtarëve u mashtruan madje bënin edhe fotografi duke menduar që është super-ylli suedez Zlatan Ibrahimovic.
Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme: