Shefi shqiptar i kuzhinës, i cili gatuan me lule, Alfred Marku, ishte i ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.
Ai tregoi se si mund të gatuhet me lule, cilat janë ato që mund të konsumohen, si t’i shndërrojmë ato në ushqime dhe shumëçka tjetër rreth tyre.
“Po i pyetet lulet, mua do më shohin si tip krimineli ngaqë i gatuaj. Duhet të theksohet nëse flasim për lule dhe për barishtet e egra ato janë produkte që realisht kanë një shije të pastër. Tek çdo gjë që është gjenetikisht e pastër, ka një shije të mrekullueshme, ka një shije autentike sepse ka vlerën e plotë dhe të gatuash me ato ti sjell shije unike, shije nostalgjie sepse po t’i kthehemi gjyshërit tanë kanë gatuar me ato. Lulet japin atë finesen e saj dhe shijen më unike. Ne mund të konsumojmë lule pafund, lule delet janë fantastike mund të bësh një rizoto apo një byrek e kanë një shije fantastike”, u shpreh Alfredi.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni bisedën me të:
https://www.youtube.com/watch?v=UBym4Yn2DFE
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.