Lajmet e fundit

Shefi i Bayern Munchenit, Uli Hoeness, ka rrëfyer se si gruaja e tij i ka thënë që nëse Xabi Alonsoja ka karakter, atëherë ai do ta refuzojë ofertën për t’u bërë trajner i bavarezëve.
Spanjolli po bën kërdi me Bayer Leverkusenin duke e rrëzuar regjimin dhjetëvjeçar të Bayernit në krye të Bundesligës, dhe së fundmi ka vendosur të qëndrojë te ky klub pavarësisht interesimit nga Bayerni dhe Liverpooli.
“Gruaja më tha: Nëse ka karakter, nuk vjen. Nëse nuk ka dhe të thotë ‘po’, atëherë nuk është trajneri i duhur për juve”, ka thënë Hoenessi.
“Dhe si gjithmonë, ajo ka të drejtë. Alonsoja na tha: E kemi arritur kryeveprën tonë, shumë lojtarë kanë ardhur për hatër timin, nuk mund të largohem tani”.