Në një lidhje direkte në Sports Show komentatori i njohur, Dritan Shakohoxha ka deklaruar se qeveria shqiptare tani nuk është se përkrahë organizimin Shqipëri – Serbi për Kampionatin Evropian në futboll në kategorinë U21.
“Kam dëgjuar zëra se qeveria shqiptare nuk është okej me organizimin e Kampionatit”, tha Shakohoxha.
Ai poashtu tha se Serbia po vazhdon të jetojë me ëndrra, ndërkohë që Kosova ka ecur përpara.
“Unë nuk është se jam kundra vetëm për faktin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova është fituese, humbësit janë serbit, Kosova është përpara. Serbët vazhdojnë të jetojnë me ëndrrat e tyre të çmendura”, tha Shakohoxha.
Tutje, Shakohoxha potencoi se organizimi i një eventi me Serbinë nuk është problemi i historisë së shkuar, por është aktualiteti sepse serbët nuk dinë të organizojnë një event, shkruan Klankosova.tv
Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027.
Në shtator lajmin e kishte konfirmuar agjencia ”Associated Press”, ku u tha se UEFA ka vendosur kështu për shkak se vetëm oferta Shqipëri-Serbi i ka paraqitur planet e detajuara të këtij turneu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.