Të burgosurit në një burg të sigurisë së lartë në El Salvador i kanë shkruar drejtorit të burgut duke i kërkuar që t’ua mundësojë një aheng me valltare për hir të një feste të madhe ne Amerikën Jugore, shkruan tabloidi britanik Daily Star, njofton Klan Kosova.
Drejtori u kishte mundësuar festën, por duke mos e ditur se behje fjalë për një “seks party” me femra të zhveshura komplet.
Pamjet nga ajo ngjarje janë bërë virale dhe gjinden gjithkund nëpër internet, pasi një nga të burgosurit gjiroi disa sekuenca me mobilin e tij.
Videoja u ka nxjerrë probleme të mëdha zyrtarëve të burgut për lejimin, përkundër rregullave, të ahengut të shfrenuar.
Megjithatë një prej të burgosurve që ka folur për media ka thënë se pamjet nuk janë të këtij viti, porse ato janë bërë në shtator të viti 2012.
https://www.youtube.com/watch?v=gV5wfR70280
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.