Si shtet evropian, po do që politikat e veta t'i shpjegojë përtej Atlantikut.
Serbia ka arritur kontratë njëvjeçare 740 mijë dollarësh, që kompania KARV të lobojë në Amerikë për interesat e tyre, raporton Klan Kosova.
Një aktivitet si ky i diplomacisë serbe, po shihet i nevojshëm edhe për atë kosovare, e cila po kritikohet se po qëndron pasive në këtë drejtim.
Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, pohon se Ministria e Jashtme s'po bën sa duhet për njoftimet në këso aktivitete.
Këtë qasje po e kritikon edhe Avni Spahu, ish-ambasador i Kosovës në Uashington, veçmas tash pas sanksionimit të Kosovës.
Së fundi qarkulluan informata se MPJD angazhoi operator për këtë çështje por kjo sipas Spahiut, nuk është ajo që kërkohet.
Ministria e Punëve të Jashtme për këtë temë të mërkurën nuk i ktheu përgjigje televizionit.
E sipas monitoruesve të diplomacisë, detajet e lobimit edhe mund të mbesin konfidenciale por publiku duhet ta dijë nëse ka kontratë aktive. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=dDrYgzbLRHk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.