Shkolla e Stagovës, këtë të mërkurë nuk i hapi dyert vetëm për nxënës. Atje shkuan të gjithë banorët e fshatit, për të nderuar dëshmorin Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët që ranë 26 vjet më parë.
21 majin e 1999-ës, ata që jetonin në këtë fshat panë tmerrin me sy sepse shtëpitë e tyre u rrethuan nga forcat e rregullta e paramilitare të Sllobodan Milllosheviqit, raporton Klan Kosova.
Veç përpjekjeve për të mbetur në jetë, të gjallët si të ishte sot e kujtojnë edhe momentin se si nisi gjithçka në këtë zonë jugore të Kosovës.
Për të nderuar sakrificën e të rënëve, kujtimet për të cilët thanë që u sjellin veç krenari, Komuna e Kaçanikut organizoi manifestim përkujtimor, ku të rënëve iu dedikuan shumë vargje.
Kur ceremonia përfundoi, pikëtakim qenë varret mbi të cilat u vendosen edhe lule. /Klankosova.tv]
https://www.youtube.com/watch?v=RLbMMVmX3eg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.