Selfiet janë shumë në modë tash e një kohë.
Por, selfiet kanë qenë një mënyrë e të fotografuarit edhe në shekullin e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Një djal, John Jard, ka postuar një fotografi të gjyshit të tij të shkrepur në vitin 1935 në Ontario të Kanadas.
“Gjyshi im duke bërë selfie në vitin 1935”, ka shkruar ai.
Në fotografi shihet gjyshi i Jard teksa në aparatin e tij e kishte vënë një shkop për të realizuar “selfien”.
Jard ka sugjeruar që kjo fotografi të shpallet si “selfie a parë origjinale”.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.