Chris dhe Shannon Neuman, janë të divorcuar.
Por ata nuk do e lejojnë që divorci, t’i shndërrojë në armiq të përbetuar, transmeton Klan Kosova.
Njëjtë sikurse për martesë kur festuan së bashku, ata ishin afër njëri – tjetrit edhe kur u ndan.
Shannon e ka postuar një foto të tyre në Facebook, ku shihen që janë afër gjykatës në New York.
Ajo e ka quajtur këtë fotografi “selfie e divorcit”.
Poshtë fotos ajo kishte shkruar arsyen se pse janë ndarë, e vazhdojnë të mbesin miq.
“Këtu është Chris Neuman, dhe dje ne nënshkruam dokumentet e divorcit”.
“A po buzëqeshim sepse partneri që zgjodhën për tërë jetën, nuk është ai ose ajo që na nevojitet? Natyrisht që jo”, shkruan mes të tjerash në postimin e Shannon.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.