Pyetja nëse seksi është më i mirë në mëngjes apo në mbrëmje nuk ka një përgjigje të vetme universale. Por sipas studimeve, gjithçka varet nga ritmi biologjik i trupit, niveli i hormoneve dhe stili i jetës.
Seksi në mëngjes
Shkenca tregon se në orët e para të ditës, sidomos tek meshkujt, niveli i testosteronit është më i lartë. Kjo lidhet me rritjen e dëshirës seksuale dhe performancën më të mirë fizike.
Përfitimet kryesore të seksit në mëngjes:
Rrit energjinë për ditën
Ndihmon në reduktimin e stresit përmes çlirimit të endorfinave
Forcon lidhjen emocionale që në fillim të ditës
Mund të përmirësojë humorin dhe fokusin
Gjithashtu, disa studime sugjerojnë se seksi në mëngjes mund të kontribuojë në një sistem imunitar më të fortë dhe në rregullimin e presionit të gjakut, transmeton Klankosova.tv.
Seksi në mbrëmje, relaks dhe afërsi emocionale
Nga ana tjetër, mbrëmja ofron më shumë kohë dhe qetësi për çiftet. Pas një dite të gjatë, trupi çliron më shumë oksitocina - hormoni i afërsisë dhe lidhjes emocionale.
Përfitimet e seksit në mbrëmje:
Ndihmon në relaksim dhe ulje të ankthit
Përmirëson cilësinë e gjumit
Rrit intimitetin emocional mes partnerëve
Jep më shumë kohë për parapërgatitje dhe lidhje
Çfarë është më e mira?
Sipas ekspertëve, nuk ekziston një “kohë perfekte” për të gjithë. Disa njerëz janë më aktivë në mëngjes, ndërsa të tjerë ndihen më të relaksuar në mbrëmje. Faktorë si orari i punës, stresi dhe dinamika e marrëdhënies luajnë rol të madh.
Zgjedhja mes mëngjesit dhe mbrëmjes varet nga preferencat personale dhe harmonia në çift. Ajo që ka më shumë rëndësi, sipas shkencës, është komunikimi, mirëkuptimi dhe cilësia e marrëdhënies./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.