Myzahete Gashi, biologe me profesion që ka pasion lulet, ka treguar se si duhet të kujdesemi për to.
Në emisionin “Ora e Pasdites, ajo ka treguar se cilat janë sekretet e saj për lulet? Cilat janë ato rutina të cilat ajo i bën për lule? Sa shumë i ujit ajo lulet? Çfarë dheu përdor për lule dhe këshilla të ngjashme për të gjithë ju që jeni duke kultivuar lule.
“Unë e kam pasur pasion Mjekësinë, por fati deshi që atje të mos mundem me u regjistru dhe kalova në Biologji. Në përgjithësi, bimësia dëshiron që toka të jetë e ftohtë kur duhet të ujitet për arsye se nuk favorizohet bima me tokë të ngrohtë, për shkak të avullimit të ujit nga toka e ngrohtë. Lulet duhet të kenë ushqimin, plehun e stallës ose edhe artificiale, por unë i preferoj plehun e stallës. Unë e përcjelli bimën çdoherë, temperaturat nëse janë të përshtatshme për bimën atëherë ajo vetëm ka me fillu që të flasë si një fëmijë. Lulet janë ato të cilat na bëjnë të ndihemi shumë mirë” u shpreh Myzahetja.
Më shumë detaje për kujdesin ndaj luleve, mund të mësoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=uxoL0BzZoCc
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.