Lajmet e fundit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pati një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu ditën e diel dhe diskutoi rreth gjendjes së rajonit, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
"Kancelari theksoi se ishte thelbësore të shmangej një përshkallëzim rajonal", tha zëdhënësi, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Thirrja vjen teksa Irani dhe Izraeli, të cilët janë mbyllur në një luftë në hije për vite me radhë, përpiqen të zvogëlojnë tensionet pas një sërë sulmesh përshkallëzuese mes tyre, ndërsa luftë Izrael-Hamas nuk i shihet një horizont i qetësimit të konfliktit.