Lajmet e fundit

Leroy Sane ka thënë se e ardhmja e tij në Bayern Munich do të varet nga shumë faktorë.
“E ardhmja ime varet nga shumë faktorë. Por nuk jam duke menduar shumë për këtë tash”, u shpreh Sane.
"Ne jemi në bisedime me zyrtarët e klubit. Bisedimet do të bëhen më intensive në javët në vijim. Tani do të jem i përqendruar në ndeshjen ndaj Arsenalit”, u shpreh Sane.
Sane, ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
Sulmuesi gjerman gjatë këtij sezoni me bavarezët ka zhvilluar 37 paraqitje, duke kontribuar me nëntë gola dhe 12 asistime./Klankosova.tv.