Lajmet e fundit

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho është anglezi i parë që kompleton mbi 11 driblime në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.
Kanë kaluar 16 vjet që nga hera e fundit që një lojtar përfundoi më shumë driblime në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve - Lionel Messi kundër Manchester United në 2008.
Ndryshe, Borussia Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë që Sancho është i huazuar te Dortmundi deri në fund të sezonit nga Unitedi.