Lajmet e fundit

Bukayo Saka në një mesazh të përzemërt për tifozët tha se Anglia është "në rrugën e duhur", pas humbjes së tyre në finalen e Euro 2024 nga Spanja.
Për të dytin Euro radhazi, Saka pësoi zemërim në finale, pasi Anglia humbi 2-1 nga Spanja, tre vjet pas humbjes së tyre në penallti ndaj Italisë.
Megjithatë, ndërsa ylli i Arsenalit ishte i mërzitur për humbjen, 22-vjeçari pati një ton optimist për të ardhmen e “Tre Luanëve”.
"Është e vështirë të përshkruaj me fjalë se si ndihem tani. Por të gjithë fansave, faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut. Ju na ndoqët në të gjithë Gjermaninë dhe na treguat dashuri kudo ku shkuam. Ne ju vlerësojmë vërtet se nuk ka ndjenjë më të mirë se të luash për vendin tonë në këto turne dhe është edhe më e veçantë të luash me një grup si ky përsëri dhe do të shihemi së shpejti”, shkroi ai në Instagram.
Anglia është në një udhëkryq tani pas dorëheqjes së trajnerit Gareth Southgate, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.
Saka është bërë një lojtar kyç për “Tre Luanët” dhe tani po bëhen përpjekje për të gjetur një shef të ri që mund ta udhëheqë skuadërën drejt suksesit ndërkombëtar, duke filluar me Kupën e Botës 2026.
Ndërsa kërkimi për pasardhësin e Southgate vazhdon, ish-trajnerin i Chelseat, Graham Potter dhe menaxheri i Newcastle United, Eddie Howe, janë favoritët për ta zëvendësuar atë.
Saka do të shkojë në pushimet e tij përpara se të kthehet në para-sezonin e Arsenalit në javët e ardhshme.