Lajmet e fundit

Nuri Sahin është favorit për t’u bërë trajner i Borussia Dortmundit.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet mes dy palëve janë duke vijuar gjatë ditës së sotme.
Bordi i BVB e ka bërë prioritet Sahinin për pozitën e trajnerit, teksa diskutimet e brendshme janë duke zhvilluar.
35-vjeçari si lojtar e kaloi pjesën më të madhe të karrierës te klubi i Dortmundit.
Ai ka bërë karrierë edhe te skuadra e Real Madridit, Werder Bremenit, Liverpoolit.
Ndryshe, Dortmundi mbeti pa trajner pasi Edin Terziq dha dorëheqje gjatë ditës së enjte.