Lajmet e fundit
Një grumbull merimangash kanë krijuar një rrjetë gjigande në Texas të SHBA-ve.

Rrjeta ishte përafërisht sa madhësia e një fushe futbolli dhe dukej sikur të ishte nga një film horror.
Njerëzit mendojnë se është shumë e papërshtatshme, ndërsa vendi është kthyer në atraksion për turistët.
“Pamja është e pabesueshme, pasi rrjeta mbulon disa drunj”, tha entomologu Mike Merchant.
Duke përshkruar zbulimin ai shtoi: “Rrjeta dukej më shumë se thjeshtë e frikshme”.
“Të kuptuarit se merimangat punojnë në grupe ishte më shumë se vetëm një surprizë për ne”.
Besohet se rrjeta është formuar shkaku edhe i kushteve të veçanta atmosferike duke bërë që merimangat përmes saj ta kenë më të lehtë të zënë prenë.