Shporta e blerjeve u varfërua, e bashkë me të edhe xhepi i kosovarëve.
Meqë me punë nuk po arrijnë t’ia dalin, qytetarët po tentojnë që kuletën t’a mbushin në forma tjera. Zgjidhje për ta po del të mbetet, banka.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, në tre mujorin e fundit u rrit dukshëm kërkesa për marrje të kredive nga ekonomitë familjare.
Bankat raportuan për rritje dukshëm më të lartë të kërkesës për kreditë konsumuese se sa për kreditë për blerjen e shtëpive apo për të tjera obligime.
Arsyeja për këtë sipas ekspertëve të ekonomisë është rritja e çmimeve të produkteve bazë.
https://www.youtube.com/watch?v=53C3HRXos3U
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.