Në një video të postuar së fundmi, shihet se si një burrë e sulmon një grua e cila është bashkë me dy fëmijët e saj.
Ngjarja ka ndodhur në një stacion në Stokholm, kur një grua tenton ta ndalojë një burrë që t’i vjedh portofolin në qantën e një të moshuare, transmeton Klan Kosova.
I gjithë incidenti është filmuar nga kamerat e stacionit.
Teksa një e moshuar është duke ecur shkallëve, një burrë iu vihet pas për t’ia vjedhur portofolin, kurse një nënë e cila është bashkë me fëmijët e saj e ndalon këtë gjë.
Mirëpo ky incident nuk mbaroi këtu, sepse burri u kthye duke e rrahur gruan që e pengoi të kryente krimin.
Sipas hetuesit nga policia në Stokholm, Stefan Tellqvist, kjo gjë është e tmerrshme.
“Kjo është një ndër gjërat më të këqija që kam parë si hetues”.
“Unë do e kap këtë njeri, edhe nëse kjo është gjëja e fundit që do të bëj”, është shprehur Tellqvist.
https://www.youtube.com/watch?v=gMRJVSqew_A
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.