Në ditët e sotme jemi më të lidhur që nga koha kur ekziston njerëzimi, në të njëjtënë ekzistojnë njerëz që jetojnë të izoluar nga kjo shoqëri e globalizuar.
Është e pamundur të dihet saktësisht se sa nga këto fise ekzistojnë.
Organizata si Survival International (Mbijetesa Ndërkombëtare) flasin rreth numrit të këtyre fiseve, i cili mund të jetë rreth 100 fise të shpërndara në tërë globin.
Këta persona, të paktën shumica prej tyre, nuk janë të kontaktuar nga askush.
Është e vështirë të imagjinohet një jetesë krejtësisht të izoluar nga shoqëria që njohim ne sot, por ja që fise të tilla kanë menaxhuar këtë stil jetese.
Fatkeqësisht , eksploatimi i ambienteve të ndryshme natyrore, vë në rrezik kultura të tilla.
Organizata të ndryshme botërore tentojnë që të sigurojnë mbijetesën për fise të tilla, pa bërë ndërhyrje në jetët e tyre.
Përmes fotove mund të shihni disa nga këto grupe dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.