Charity Headley është edhe vetë ish ngasëse autobusi. Nga Autoriteti i Transportit Metropolitan kanë deklaruar se ajo e ndezi cigaren derisa autobusi ishte në lëvizje rreth orës 7:10 të mëngjesit.
Kur ngasësi i kërkoi që ta hidhte jashtë, ajo është nervozuar aq shumë, sa ai mendoi që më e mira ishte t’i transferonte udhëtarët tjerë në një autobus tjetër.
Në momentin kur shoferi po i ndihmonte pasagjerëve që të dalin nga autobusi, Headley kërceu në timon dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Rreth tre blloqe larg, një autobus tjetër ia kishte bllokuar ikjen dhe shoferi i tij arriti që përmes dritares ta çaktivizojë autobusin e saj.
Për këtë veprim policia e ka akuzuar atë për përdorim të paautorizuar të automjetit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.