Janë bërë 16 vjet që nga beteja e Koshares. Tre ish-ushtarë të UÇK-së vendosën që t’i kthehen fshatit për ta parë vendin ku dikur luftuan.
Fetah Hasani dhe Avni Rrustemi nga Komuna e Drenasit, si dhe Musa Smajli nga Klina, ende i mbajnë mend pozicionet e tyre gjatë luftimeve.
Për Klan Kosovën ata kanë rrëfyer kujtimet e tyre nga ajo kohë lufte.
Ish-ushtarët kosovarë u janë falënderues NATO-s për kontributin në ballafaqimet që ata kishin me forcat serbe në beteja.
Të kthyer nga perëndimi për të luftuar për Kosovën, ushtarëve të UÇK-së realiteti i pasluftës nuk u doli siç e pritën.
https://www.youtube.com/watch?v=yHwfnj-auCo&feature=youtu.be
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.