Dy futbollistët shqiptarë të Spartës së Pragës, Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi, sonte patën paraqitje fantastike në fitoren prej 4:1 kundër Karvinës.
Të dy në këtë ndeshje shënuan, e madje edhe asistuan.
Rrahmani asistoi në golin e epërsisë së Spartës derisa ishte autor i golit të tretë.
Ndërkaq Laçi ishte autor i golit të dytë derisa asistoi në golin e katërt.
Aktualisht, Sparta e Pragës është në vendin e tretë të tabelës me 31 pikë.