Lajmet e fundit

Një rrahje masive ndodhi para disa ditësh në ndeshjen e juniorëve mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit.
Sot, Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar lidhur me masat e ashpra që i ka ndërmarrë.
Përmes një njoftimi, FFK-ja bëri të ditur se Fushë Kosova, për hyrje të personave të paautorizuar në fushë, u gjobit me 500 euro.
Nga lojtarët, Eldis Kolshi i Fushë Kosovës u dënua me katër ndeshje moslojë për shkelmim të lojtarit kundërshtar.
Ardijan Berbatovci, Arjanit Ajeti, Eduard Muqolli e Muhamed Simnica po ashtu të Fushë Kosovës, u dënuan me tri ndeshje moslojë.
Tutje në njoftim thuhet se me dy ndeshje moslojë u dënua Denis Mekolli i Fushë Kosovës, sa edhe Leart Kërqeli e Elton Isufi të Gjilanit.
Tri ndeshje do të mungojë lojtari tjetër i Gjilanit, Femi Kryeziu.