Lajmet e fundit

“As Bruno Fernandes dhe as Bernardo Silva nuk krijuan asnjë rast të pastër për Cristianon gjatë gjithë takimit. Madje, përveç se nuk krijuan raste, ata nuk arritën të shënonin as vetë”, u shpreh Rooney.Ai vuri në pikëpyetje edhe trajtimin e mediave ndaj performancave të lojtarëve të tjerë portugezë.
“Nuk e kuptoj pse ka thirrje që Ronaldo të lihet në stol kur ai nuk po furnizohet me topa. Bruno duhej të ishte lojtari më i mirë i Portugalisë në këtë Botëror, madje konsiderohej kandidat për Topin e Artë të turneut. Çfarë bëri ai në këtë ndeshje dhe pse media nuk po e gjykon me të njëjtat standarde?”, deklaroi Rooney.