Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo i ka kritikuar futbollistët që po i shmangin ndeshjet me kombëtaret e tyre.
Lojtari me më së shumti paraqitje dhe gola për një kombëtare, e ka quajtur ndjenjë krenarie përfaqësimin e kombit.
"Është një ndjenjë e madhe krenarie. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të luash për vendin tënd," ka thënë Ronaldoja.
"Përfaqësimi i vendit tuaj, kulturës tuaj, miqve tuaj - ky është një privilegj dhe do të duhej të ishte një ndjenjë krenarie për çdo futbollist. Ky është një moment i shkurtër në jetë, kështu që duhet ta shijoni," ka shtuar ai.