Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, e ka quajtur veten lojtarin më komplet që ka ekzistuar.
“Po flas për numrat, mendoj që jam lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë”, ka thënë Ronaldoja për emisionin El Chiringuito.
“Sipas mendimit tim, jam unë ai. Bëj gjithçka mirë në futboll: me kokë, me goditje të lira, me këmbën e majtë. Jam i shpejtë, i fuqishëm”.
“Tjetër gjë është shija – nëse ju pëlqen Messi, Pele, Maradona, e kuptoj dhe e respektoj këtë, por të thuash që Ronaldo nuk është i kompletuar? Unë jam më i kompletuari. Nuk e kam parë askënd më të mirë se unë, dhe po e them nga zemra”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.