Futbollisti Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e mirë te Al Nassr.
Ronaldo në ndeshjen që po e zhvillon ekipi i tij ndaj Abha, ka realizuar dy gola nga gjuajtja e lirë brenda nëntë minutave.
Fillimisht portugezi shënoi në minutën e 12’, më pastaj edhe një tjetër në minutën e 21’.
Portugezi nuk u ndal, pasi asistoi bashkëlojtarin Sadio Manen, në minutën e33’.
Kur po zhvillohet minuta e 40’, Al Nassr po udhëheq lojën me tre gola epërsi./Klankosova.tv.