Lajmet e fundit

Roma dhe Bayer Leverkusen do të luajnë sot në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.
Ndeshja do të zhvillohet në “Olimpico”, duke filluar nga ora 21:00.
“Farmaceutikët” janë të pamposhtur në 46 ndeshje në të gjitha garat, dhe do të synojnë që ta vazhdojnë këtë ecuri edhe më tej.
Në anën tjetër, romakët e kanë nisur mirë nën trajnerin e ri Daniele de Rossi, i cili do të tentojë që ta dërgojë Romën në finale të një gare evropiane.
Dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare duke përzgjedhur përbërjet më të mira.
Nga fillimi do të luajë edhe Granit Xhaka, i cili në ndeshjen e kaluar mungoi shkaku i kartonave.