Një roje sigurie shpëtoi vetëm me disa gërvishtje pasi një ari e sulmoi në një hotel luksoz.
Kafsha kishte hyrë në kuzhinën e St Regis Aspen Resort me pesë yje në Aspen, Kolorado, kur punonjësi shkoi për të hetuar.
Teksa ai ecte ngadalë drejt fundit të kuzhinës, ariu u hodh drejt tij dhe gërvishti rojën me putrat e tij.
Burri iki duke u zvarritur nëpër dysheme, përpara se ariu të vraponte në drejtim të kundërt.
Roja u dërgua në spital, por pësoi vetëm gërvishtje në shpinë dhe u lirua shpejt, tha Colorado Parks and Wildlife (CPW), raporton SKynews, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët e kafshëve të egra thanë se ariu kishte hyrë në hotel përmes dyerve të shumta pranë oborrit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.