Lajmet e fundit

Lojtari më i mirë në botë për vitin 2024, Rodri Hernandez ka thënë se do ta shqyrtojë një ofertë nga Real Madridi, nëse ky ekip bën diçka të tillë.
“Sigurisht, kur të thërret Real Madridi, ekipi më i mirë dhe më i suksesshëm në botë, është një nder”, ka thënë ai për Cadena SER. “Gjithmonë duhet t’i kushtosh vëmendje një oferte të tillë. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë”.
Rodri është i lidhur me një kalim të mundshëm te Real që nga prilli i këtij viti, kur u bë e ditur se Toni Kros nuk do të vazhdojë të luajë më për madrilenët, pas përfundimit të sezonit të kaluar. Pensionimi i këtij të fundit ka lënë një hendek të pandreqshëm në mesfushë ne mbretërve. Rodri shihet si një zëvendësim perfekt për gjermanin Kros.
Mesfushori i Manchester City ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2027. Klubi që ka për trajner Pep Guardiolën është duke bërë përpjekje për ta zgjatur kontratën me të, por deri tashti nuk ka ndonjë zhvillim pozitiv në këtë drejtim.
Rodri fitoi sivjet Ballon d’Or, duke mposhtur në garë lojtarin e mbretërve Vinicius Jr. I pari ka fituar titullin kampion në Angli, me Manchester City, ndërsa me Spanjën triumfoi në kampionatin evropian. Braziliani kapi La Liga dhe Champions League, me Realin.