Në Teatrin Kombëtar do të nisë së shpejti renovimi i objektit.
Aktualisht është në fazën e projektimit dhe derisa të përfundojë shfaqjet do të mbahen në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.
Edhe pse nuk është se i plotëson aq kërkesat nga menaxhmenti thonë se megjithatë u ambientuan.
Gjatë kohës së punimeve, TKK-ja pret edhe bashkëpunimin me teatrot e qyteteve tjera.
Hapësirat e përkohshme pritet t’i hapin dyert për publik më së largu në fillim të nëntorit.
Në këtë lokacion, TKK-ja pritet të qëndrojë deri në vitin 2024 kur edhe planifikohet të mbarojnë punimet në ndërtesën e Teatrit Kombëtar.
https://www.youtube.com/watch?v=Knn67Yu4M5U
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.