Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, nuk ka hequr dorë nga ish-lojtari i tij te Ajaksi, Frenkie de Jong.
Mediat tani po raportojnë se atij i është ringjallur interesimi në mesfushorin e Barcelonës, të cilin katalunasit edhe mund ta shesin sivjet.
Djajtë e Kuq mund t’i sigurojnë shërbimet e 27-vjeçarit për një shumë prej 30 deri 40 milionë funteve.
Pas ardhjes së Dani Olmos, tanimë Blaugranët edhe mund të jenë më të vullnetshëm për shitjen e tij.