Lajmet e fundit

NBC News raporton që ajo ka jetuar pa dokumente zyrtare për më shumë se 30 vjet.
Askush nuk e di pse ajo ka vendosur të zhduket dhe t’i bëjë familjarët e të njohurit e saj të besojnë që ka vdekur.
“Ajo nuk kishte as llogari në bankë dhe çdo faturë e paguente me para në dorë”, është shprehur zëdhënësi i policisë Joachim Grande.
Ai gjithashtu është shprehur se Petra fitonte bukën e gojës duke bërë punë “të paligjshme”.
“Babai i saj ka vdekur para disa vjetësh, por vëllai dhe nëna e saj janë të shokuar pas këtij lajmi”, është shprehur Grande.
Por pavarësisht që familjarët dëshirojnë ta takojnë, ajo është shprehur që nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me ta.