Lajmet e fundit

Para se të gjendej trupi i saj, një letër u gjend në shkallët e shtëpisë. Në të, një i panjohur deri më sot, thuhet të kishte shkruar se vogëlushja kishte rrënë viktimë e vjedhjes nga një grup të huajsh. Në të njëjtën letër rrëmbyesi kërkonte 118 mijë dollarë për ta liruar.
Nëna e vajzës kishte telefonuar menjëherë policinë dhe kishte lajmëruar për vjedhjen, por pas shumë kërkimeve të kota, oficerët kërkuan të kontrollonin shtëpinë, ku edhe u gjend kufoma e mbytur e vogëlushes.
Ky krim i tmerrshëm, për të cilin fillimish të dyshuar kanë qenë prindërit e vajzës, ende nuk është zbardhur. Rastin e ka rikthyerë sërish në skenë një serial televiziv me titullin “The case of JonBenét Ramsey”, nga rrjeti televiziv CBS, që dëshiron të zbardhë njëherë e përgjithmonë rastin e dhunshëm dhe të paimagjinueshëm.
Seriali starton në 25 shtator dhe traileri i tij sapo ka qarkulluar, për t’u treguar të gjithëve historinë tragjike të një fëmije që pasi u vra dhunshëm, asnjëherë asnjëri nuk mësoi vrasësin dhe arsyen.
https://www.youtube.com/watch?v=oKbyovj57yM
Deri më sot askush nuk e di se kush e la trupin e JonBenét Ramsey të vdekur, poshtë një kuverte të bardhë, me një tel të lidhur në qafë, duar të lidhura sipër kokës dhe ngjitës në gojë./revistaclass