30.07.2015 · përditësuar para 3997 dite1 min lexim
Një video ku shihet se si një grua bie në një vrimë në shkallët lëvizëze ku si pasojë vdes për t’a shpëtuar djalin e saj, ka prekur zemrat e shumë njerëzve.
Mirëpo kjo tragjedi që është filmuar nga kamerat e sigurisë, ishte e para e tre incidenteve të tilla që ndodhën javën e kaluar nëpër shakllët lëvizëse në Kinë.
Të martën, një adoleshentë vdiq nga aksidenti në ashensorin e një hoteli, transmeton Klan Kosova.
Mungesa e sigurisë dhe trajtimi jo i duhur për stafin, janë duke i bërë njerëzit mosbesues për sigurinë publike.
Shumë të rinj kinez, tashmë janë duke postuar foto të tyre në këto shkallë lëvizëse, si shenjë revolte ndaj kësaj josigurie publike.
“A do të thotë që jam e sigurtë përderisa nuk e preki tokën”, ka shkruar një vajzë teksa e ka postuar një foto të saj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.