Lajmet e fundit

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore të thellë ndaj Augsburgut, me rezultat 5-1, në kuadër të xhiros së 32-të në Bundesliga
Serinë e golave e nisi Youssoufa Moukoko, në minutën e 4’. Për golin u kujdes Donyell Malen, në minutën e 20’.
Vetëm 20 minuta më vonë, Moukoko realizoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të tretin në ndeshje për “Bletët”.
Mysafirët e ngushtuan rezutlatin me anë të Ruben Vargas, në minutën 32’.
Megjithatë, vendasit të disponuar për lojë shënuan sërish vetëm dy minutë më vonë me anë të Marco Reus, i cili realizoi një gol të bukur.
Në pjesën e dytë, Felix Nmecha realizoi golin e fundit në ndeshje në minutën e 64’, për rezultatin final të lojës 5-1.
Dortmundi pas fitroes mbetet në vendin e pestë me 60 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.