Moderatori i njohur televiziv, Kushtrim Reshitaj, ka ndarë sot mendimet e tij mbi sfidat sociale me të cilat përballen familjet në vend, dhe sipas tij ka një problem specifik.
Ai u shpreh në SOL, se problemi qëndron tek çështja e pranimit nga burrat, të realitetit aktual, ku gruaja e shkolluar të njihet aset shtesë e jo pengesë për familjen, transmeton klankosova.tv.
"A mendon që burrat duhet me punu me veten, për me e pranu realitetin në kohën në të cilën jetojmë?" pyeti ai, duke theksuar rëndësinë e përparimit dhe të hapjes ndaj ideve moderne.
Njëherit drejtor i medias online më të njohur në vend, klankosova.tv, Reshitaj tregoi për modelin shembull të babait të tij, si një figurë tradicionale, e cila megjithatë ka arritur të përshtatet me ndryshimet e kohës.
"Unë rrjedh nga një familje ku sigurisht babain e kam pasë më tradicional, më konservator, megjithatë babai im ka punu me kohën në të cilën ka jetu".
Mbi këtë pikë, ai përmendi sukseset e anëtarëve të familjes së tij në fusha të ndryshme, në ndjekjen e karrierës, pavarësisht prapavijës tradicionale.
"Unë motrën e kam doktor shkence, sot deputete në Kuvendin e Kosovës, motrën tjetër e kam aktore, unë kam përfundu për gazetari, vëllain e kam mjek – pra, pavarësisht, që babai im është rritë në një frymë shumë tradicionale më konzervatore, tek familja jonë, ai ka punu me veten dhe i është përshtatë kohës".
Siç shtoi tutje Reshitaj, çështja nuk është shumë e komplikuar, 'vetëm se vetëdija duhet me qenë në nivelin e duhur'.
''Djemtë dhe burrat duhet me e kuptu që një grua e fortë, e shkolluar, është aset shtesë për familjen nuk është pengesë''.
''Sikurse gratë dhe vajzat duhet me e kuptu që dominanca nuk e rregullon as familjen, nuk i shërben jetesës''.
''Dhe e fundit që mendoj, tek qasja ndaj fëmijëve; jo çdo kërkesë e fëmijëve që sot plotësohet pa kontroll nëpër të gjitha familjet, i shërben mirësisë për atë fëmijë''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.