Spektakli sportiv vazhdon edhe sot në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Në rend tani janë ndeshjet e playoff-it, të garës së dytë të futbollit evropian për klube.
Gjashtë ndeshje të Europa League, do të jenë në transmetim te kanalet e sportit.
Mbrëmje futbollistike nis me fillim nga 18:45 me ndeshjen Midtjylland – Real Sociedad.
Kjo lojë transmetohet, drejtpërdrejt në Sport 1, me komentimin e Lirim Pecit.
Në të njëjtën kohë zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ajo mes të Royale Union SG – Ajax dhe Fenerbahce – Anderlecht.
Derbi i mbrëmjes zhvillohet mes Portos dhe Romës.
Kjo ndeshje tejet interesante vjen me fillim nga ora 21:00, dhe transmetohet në kanalin Sport1 nën komentimin e Andin Lokajt.
Po në ora 21:00, do të zhvillohet edhe ndeshja në mes të AZ Alkmaar dhe Galatasaray.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.