Lajmet e fundit

“Mendoj se tani më duhet një statujë”, tha ai duke buzëqeshur transmeton Klankosova.tv.Portieri veteran pranoi se Curacao u përball me një sfidë jashtëzakonisht të vështirë përballë presionit të vazhdueshëm të kundërshtarit.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata na vendosën nën presion gjatë gjithë kohës, por ne luftuam deri në fund dhe e morëm një rezultat të rëndësishëm”, u shpreh Room.Ai zbuloi se nuk ishte në dijeni të rekordit gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe se lajmin e mori vetëm pas përfundimit të saj.
“Nuk e dija gjatë ndeshjes. Kur ma thanë pas fishkëllimës së fundit, mbeta i befasuar. Gjithsesi, më e rëndësishmja është që e ndihmova ekipin”, deklaroi portieri.Falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Room, Curacao mbeti në garë për kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit, ndërsa portieri hyri në histori me një nga performancat më mbresëlënëse individuale që është parë ndonjëherë në këtë kompeticion.