Prodhuesi dhe furnizuesi i famshëm i ulëseve të veturave "Recaro", po falimenton.
Kështu të paktën po raportojnë mediat e huaja, transmeton Klankosova.tv
Kërkesa ishte një befasi jo e mirë për 215 punëtorët e kësaj fabrike, të cilët mund të mbesin pa punë.
Lajmi u publikua më 29 korrik në Gjermani përmes Gjykatës së Qarkut Esslingen.
“Çfarë do të thotë kjo për 215 punonjësit e Recaro Automotive GmbH në Kirchheim është e paqartë”, deklaruan nga Sindikata.
“Ne presim që të shteren të gjitha opsionet për të siguruar vende pune dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”.
Siç theksohet kërkesa e prodhuesit është paraqitur vetëm për sektorin e veturave.
Ndërkaq për momentin, sektori i aeroplanëve, karriget e zyrës, karriget e lojërave dhe ulëset për fëmijë janë të paprekura për momentin.
[caption id="attachment_2353304" align="alignnone" width="507"]
"Recaro", furnizuesi i famshëm i ulëseve të veturave po falimenton[/caption]
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.