Lajmet e fundit

Real Madridi e ka mposhtu Alavesin me rezultat 3:2 në “Santiago Bernabeu”.
“Mbretërit” e nisën mirë ndeshjen, ku shënuan qysh në minutën e parë me anë të Lucas, ndërsa pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, Mbappe e dyfishoi epërsinë.
Ngjashëm si në pjesën e parë, Reali ia bëri edhe në të dytën, ku në minutën e 48-të ishte Rodrygo ai që shënoi për 3-0, njofton Klankosova.tv.
Por mysafirët u ngjallen krejt në fund të takimit, duke shënuar dy gola për dy minuta.
Ishte Benavidez ai që shënoi për 3-1, kurse për rezultatin përfundimtar shënoi Garcia në minutën e 86-të.
Me këtë fitore, Reali gjendet në pozitën e dytë me 17 pikë, një më pak se Barcelona që është në vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, teksa Alavesi është në vendin e tetë me 10 pikë.