Lajmet e fundit

Real Madridi ka fituar ndaj Stuttgartit me rezultat 3:1 në javën e parë të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, teksa në të dytën u panë katër.
Tri prej tyre i shënuan vendësit përmes Kylian Mbappesë, 46’, Antonio Rudiger, 83’, dhe Endrick 90+5’.
Ky i fundit madje debutoi me gol në Ligën e Kampionëve, vetëm 15 minuta pas inkuadrimit
Ndërkaq, Deniz Undav shënoi golin për Stuttgartin në minutën e 68-të, e që e kishte barazuar rezultatin në 1:1, ndonëse Reali e kishte rikuperuar atë më vonë.