Manchester City mbrëmë humbi nga Real Madridi në shtëpi, 2:3, në ndeshjen e parë mes tyre në 1/16 e finales.
Ata e humbën avantazhin që e kishin vetëm katër minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit duke pranuar dy gola për pak minuta.
Sidoqoftë, ajo që spikati mbrëmë ishte iniciativa e Realit drejt portës së Qytetarëve, pasi ata regjistruan 20 goditje.
Ky është numri më i madh i goditjeve që ndonjë klub ia ka bërë Cityt në Etihad Stadium që nga ardhja e Pep Guardiolës te ky klub më 2016.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.