Real Madrid po kërkon të përforcojë mesfushën me kërkesë të trajnerit të ri Jose Mourinho.
Sipas raportimeve nga Spanja, tre emrat kryesorë në listën e madrilenëve janë Enzo Fernandez, Mateus Fernandes dhe Rodri, transmeton Klankosova.tv.
Enzo Fernandez shihet si dëshira kryesore e klubit, por çmimi i tij prej mbi 120 milionë eurosh paraqet pengesë të madhe
Mateus Fernandes mund të jetë opsion më i përballueshëm pas rënies së klubit të tij nga Premier League, ndërsa Rodri mbetet alternativë interesante pasi kontrata e tij skadon në vitin 2027.
Drejtuesit e Real Madridit pritet të vendosin në javët e ardhshme se cilin prej këtyre tre mesfushorëve do të tentojnë ta transferojnë gjatë merkatos verore.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.