Lajmet e fundit

Mbappe e ka dyfishuar epersinë e Real Madridit ndaj Atalantas, në Superkupën e Evropës.
Francezi arriti që në debutim të realizojë gol për "mbretërit", duke e çuar në 2-0 rezultatin në minutën e 68, raporton Klankosova.tv.
Fillimisht uruguajani Federico Valverde, 9 minuta më parë krijoi avantazhin.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të vetmin rast serioz në fund, kur Rodrygo goditi shtyllën e epërme të Mussos.
Kurse në pjesën e dytë, bergamezet rrezikuan seriozisht, por portieri belg Courtois bëri mrekulli, njofton Klankosova.tv.
Te tabori italian mungojnë disa lojtarë, por tre prej tyre janë ndër më të mirët që ka Atalanta, pasi Scamacca, Zaniolo dhe Toloi janë të lënduar, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër te madrilenët vazhdon të mungojë Alaba, kurse së fundmi iu bashkangjit edhe Camavinga.